Në Iran veprojnë 8500 kompani me bazë shkencore
Sekretari për çështje shkencore dhe teknologjike në Presidencën e Republikës Islamike të Iranit deklaroi se 8500 kompani me bazë shkencore veprojnë në Iran.
Ruhullah Dehghani Firouzabadi, sekretari për çështje shkencore dhe teknologjike në Presidencën e Republikës Islamike të Iranit, vuri në dukje se 8,500 kompani me bazë shkencore janë aktive në Iran dhe tha: "Për të zhvilluar ekonominë me bazë shkencore të Iranit, duhet të shfrytëzohen më shumë kapacitetet e sektorit privat dhe elitave shkencore. Me përkushtimin e të rinjve të zellshëm të Iranit dhe me planet e bëra në këtë sektor, para vendit mund të shihet një horizont më i ndritshëm".
Sekretari për çështje shkencore dhe teknologjike në Presidencën e Republikës Islamike të Iranit duke iu referuar nevojës për tërheqjen e investitorëve të huaj në sektorin e kompanive me bazë shkencore, tha se Irani ka filluar bashkëpunimin në këtë fushë me disa vende.
Shkencëtarët dhe specialistët e rinj iranianë kanë arritur sukses të konsiderueshëm në zhvillimin e produkteve të prodhuara nga kompanitë me bazë shkencore në vitet e fundit. Vitin e kaluar, një miliard dollarë produkte të ndryshme nga aktivitetet e kompanive me bazë shkencore të Iranit u eksportuan në tregjet ndërkombëtare.