Rritje e ndjeshme e numrit të shkollave të energjisë atomike në Iran
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Republikës Islamike të Iranit njoftoi rritjen e ndjeshme të numrit të shkollave të energjisë atomike në vend.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, Mohammed Eslami, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, tha: Për vitin e ardhshëm akademik në vend do të krijojmë një tjetër shkollë për energjinë atomike. Ceremonia e përkujtimit të javës së mësuesit u mbajt të premten, më 6 maj 2023, me praninë e Mohammad Eslamit, kryetar i Organizatës së Energjisë Atomike, në shkollën fillore të vajzave Andisheh dhe në shkollën e mesme për vajza të Energjisë Atomike. Eslami shtoi: Shkencëtarët dhe specialistët e rinj iranianë kanë arritur suksese të konsiderueshëm në sektorin bërthamor pavarësisht sanksioneve dhe sabotimeve të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë të Shtëpisë së Bardhë. Tani fokusi i armikut është plaçkitja e burimeve njerëzore dhe e talenteve dhe duke injektuar faktorë negativ, ata përpiqen të hedhin hapa në këtë drejtim. Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, duke theksuar se Organizata e Energjisë Atomike ka ndërmarrë hapa themelorë drejt progresit dhe përsosmërisë së vendit tha: Përkundër dëshirës së armiqve dhe me përpjekjet e bëra, ne kemi arritur fuqi shkencore dhe fuqi në teknologji të reja dhe Republika Islamike e Iranit është tashmë ndër vendet që kanë një cikël të plotë të teknologjisë bërthamore.