Kanaani: Politika serioze e Iranit është të zgjidhë problemet me ANEA-s
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me raportet për instalimin e kamerave të reja të ANEA-s, theksoi: "Politika serioze e Iranit është të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike".
Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot (e hënë) në konferencën javore për shtyp, deklaroi: "Ne nuk do të lejojmë çështjet që lidhen me aktivitetet bërthamore paqësore të Republikës Islamike të Iranit dhe që paraqiten në formën e pretendimeve, të bëhen pengesë në procesin e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike".
Kanani në vazhdim foli edhe për sanksionet e mundshme kundër Iranit dhe tha: "Ne nuk jemi të gatshëm të veprojmë në bazë të paragjykimeve dhe Irani ka treguar se është serioz në mbrojtjen e të drejtave të kombit iranian dhe siç kemi njoftuar, aktivitetet e Iranit janë paqësore".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: "Marrëdhëniet Iran-Egjipt janë aktive në nivelin e zyrave të mbrojtjes së interesave dhe mundësia e transmetimit dhe shkëmbimit të çdo mesazhi dhe bisede është krijuar gjithmonë për të dyja palët përmes së njëjtës rrugë, do të thotë zyrave të dy vendeve".
Kanani gjithashtu për deklaratat e këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha: "Ata morën reagimin e deklaratave të tyre. Ata kanë pranuar politikat krejtësisht të gabuara të tërheqjes nga marrëveshja bërthamore, por në vend që të merren me një çështje konstruktive për të kompensuar gabimin e kaluar, ata përdorin fjalor të papërshtatshme edhe tani".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Amerika hesht për aktivitetet bërthamore të regjimit sionist dhe përgjegjësinë për veprimet e tyre destruktive, ndërsa aktivitetet e Iranit kanë qenë gjithmonë paqësore. Irani nuk do të tolerojë asnjë agresion dhe do të përgjigjet me vendosmëri dhe fuqishëm".
Për dëbimin e katër diplomatëve të Republikës së Azerbajxhanit, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu tha: "Irani i dëboi katër diplomatët e Azerbajxhanit nga Irani për shkak të veprimeve jokonstruktiv të Bakus".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit lidhur me deklaratat e presidentit të Azerbajxhanit, Elham Alijev tha: "Marrëdhëniet mes dy kombeve janë të pathyeshme dhe nuk duhet të ndërmarrim veprime që nuk janë në interes të dy vendeve, por kjo është interesi i palëve që duan të dëmtojnë marrëdhëniet e dy vendeve".