Hussein Amir Abdollahian niset për vizitë në Moskë
(last modified Tue, 09 May 2023 17:21:35 GMT )
May 09, 2023 19:21 Europe/Tirane
  • Hussein Amir Abdollahian niset për vizitë në Moskë

Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian sot është nisur për në Moskë për të marrë pjesë në takimin katërpalësh të Moskës për Sirinë.

Kazem Jalali, ambasadori i Iranit në Moskë, ka njoftuar se Amir Abdollahian do të arrijë sonte në Moskë, për të marrë pjesë në takimin e parë katërpalësh kushtuar Sirisë. Jalali shtoi se bashkëpunimi midis Iranit dhe Rusisë për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme, ka për qëllim zvogëlimin e dallimeve dhe lëvizjen drejt një bashkëpunimi produktiv dhe të dobishëm për njerëzit e rajonit. Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu njoftoi se nesër në Moskë do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të Turqisë, Rusisë, Iranit dhe Sirisë. Çavuşoğlu shtoi se qëllimi është të arrijmë stabilitet dhe paqe të përhershme në Siri, të bashkëpunojmë në luftën kundër organizatës terroriste YPG/PKK dhe të sigurojmë kthimin vullnetar dhe të sigurt të sirianëve në shtëpitë e tyre. Nesër të mërkurën në Moskë do të mbahet takimi i parë katërpalësh i ministrave të jashtëm të Sirisë, Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Tags