Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Sirisë në Moskë
(last modified Wed, 10 May 2023 09:54:05 GMT )
May 10, 2023 11:54 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Sirisë në Moskë

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Sirisë, të cilët kanë udhëtuar në Moskë për të marrë pjesë në takimin katërpalësh të ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë, Sirisë dhe Turqisë lidhur me Sirinë, kanë zhvilluar një takim dhe kanë diskutuar çështje me interes të përbashkët.

Takimi i parë katërpalësh i ministrave të jashtëm të Sirisë, Turqisë, Rusisë dhe Iranit mbahet sot (e mërkurë) në Moskë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan dhe Fajsal Makdad, ministri i punëve të jashtme të Sirisë, pas këtij takimi kanë pasur një mëngjes pune.

Kriza siriane filloi në vitin 2011. Disa vende, përfshirë Turqinë, ishin ndër aktorët që mbështetën opozitën siriane, ndërsa Irani dhe Rusia ishin dy vende që mbështetën qeverinë legjitime të Sirisë në luftën kundër terroristëve. Njëkohësisht me intensifikimin e krizës siriane, takime politike lidhur me këtë krizë u mbajtën mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Damaskut.

Opozitarët e shtetit sirian zhvilluan takime në vende të ndryshme, përfshirë Katarin dhe Turqinë, ndërsa mbështetësit e Damaskut gjithashtu zhvilluan takime në Teheran dhe Moskë.

Ndërkohë, takime u zhvilluan edhe me praninë e njëkohshme të qeverisë së Damaskut dhe opozitës siriane, përfshirë në Vjenë, Gjenevë dhe Astana.

Përpjekjet e bëra nga tre vendet e Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë ishin të ndryshme nga takimet e tjera për Sirinë. Këto takime, të cilat u mbajtën në Kazakistan, Turqi, Rusi dhe Iran, reduktuan krizën, veçanërisht krizën humanitare në Siri.

Tags