Amir Abdollahian lavdëroi rezistencën heroike të popullit palestinez kundër agresionit të sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i143888-amir_abdollahian_lavdëroi_rezistencën_heroike_të_popullit_palestinez_kundër_agresionit_të_sionistëve
Ministri i Jashtëm i Iranit, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Xhihadit Islamik, duke dënuar agresionin e regjimit sionist në Rripin e Gazës, vlerësoi rezistencën heroike të kombit palestinez dhe grupeve xhihadiste kundër agresionit të këtij regjimi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 13, 2023 04:24 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian lavdëroi rezistencën heroike të popullit palestinez kundër agresionit të sionistëve

Ministri i Jashtëm i Iranit, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Xhihadit Islamik, duke dënuar agresionin e regjimit sionist në Rripin e Gazës, vlerësoi rezistencën heroike të kombit palestinez dhe grupeve xhihadiste kundër agresionit të këtij regjimi.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, Ziad Nakhale, ministri i jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian diskutoi zhvillimet e fundit politike dhe ato në terren në Palestinë, si dhe agresionin barbar të regjimit sionist në Rripin e Gazës. Në këtë bisedë, ministri i jashtëm i Iranit dënoi ashpër agresionin e regjimit sionist në Rripin e Gazës, vrasjen e liderëve të lëvizjes së Xhihadit Islamik, si dhe shënjestrimin e zonave të banuara dhe vrasjen e popullit të pafajshëm palestinez, veçanërisht grave dhe fëmijëve, të cilën e cilësoi shkelje të qartë të të drejtave të njeriut nga ky regjim fallco. Amir Abdollahian gjithashtu vlerësoi rezistencën heroike të kombit palestinez dhe grupeve xhihadiste kundër këtyre agresioneve. Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez gjithashtu në këtë bisedë, duke përcjellë përshëndetje për Liderin Suprem të Revolucionit Islamik, Presidentin, Qeverinë dhe popullin e Iranit, situatën e rezistencës në terren e cilësoi si të shkëlqyer dhe theksoi se rezistenca kundër agresionit të regjimit sionist në Rripin e Gazës do të vazhdojë derisa sulmet të ndalen dhe derisa ky regjim të pranojnë kushtet e rezistencës. Amir Abdollahian pati një bisedë telefonike edhe me Ismail Hanieh, kreun e byrosë politike të lëvizjes Hamas.