Irani dhe Arabia Saudite diskutojnë mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ekonomik
(last modified Sat, 13 May 2023 13:35:41 GMT )
May 13, 2023 15:35 Europe/Tirane
  • Irani dhe Arabia Saudite diskutojnë mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ekonomik

Mënyrat për të forcuar dhe zhvilluar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite janë diskutuar në takimin e ministrit të çështjeve ekonomike dhe financave të Iranit dhe ministrit të financave (Thesarit) të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i çështjeve ekonomike dhe financave të Iranit, Sejed Ehsan Khanduzi dhe ministri i financave të Arabisë Saudite, Muhamed Al-Xhadaan, u takuan dje në margjinat e takimit vjetor të Bankës Islamike për Zhvillim dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat për forcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis Teheranit dhe Riadit.

Ministri i çështjeve ekonomike dhe financave të Iranit në këtë takim deklaroi se politika e qeverisë iraniane bazohet në forcimin e marrëdhënieve me vendet fqinje dhe tha se zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike midis Iranit dhe Arabisë Saudite është fitimprurës për të dyja palët dhe në interes të të gjitha vendeve të rajonit.

Khanduzi tha: "Marrëveshja ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite, me ndërmjetësimin e vendeve mike, do të rrisë mundësitë e biznesit dhe investimit mes dy vendeve".

Sejed Ehsan Khandozi, ministri i çështjeve ekonomike dhe financave të Iranit, në krye të një delegacioni ekonomik, mbërriti të enjten në Xhedda të Arabisë Saudite për të marrë pjesë në takimin vjetor të Bankës Islamike për Zhvillim dhe për t'u takuar me zyrtarët e kësaj banke dhe zyrtarë të Arabisë Saudite ku u prit nga zyrtarët e këtij vendi.

Mbledhja vjetore e Bankës Islamike për Zhvillim ka nisur zyrtarisht dje, të premten, në Xhedda të Arabisë Saudite, me pjesëmarrjen e zyrtarëve nga më shumë se 50 vende anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

 

Tags