May 18, 2023 08:10 Europe/Tirane
  • Procesi i ndarjes së ujit të lumit Hirmand nga Amir Abdollahian

Në Chabahar me praninë e Hossein Amir Abdollahian, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, u mbajt një takim për të përshpejtuar procesin e ndarjes së të drejtës dhe pjesës së lumit Hirmand.

Hossein Amir Abdollahian mbërriti në Chabahar të provincës Sistan dhe Baluchistan për të ndjekur pretendimin e Iranit për pjesën e tij në lumin Hirmand. Sipas IRNA, në takimin për përshpejtimin e zgjidhjes së ndarjes së pjesës së lumit Hirmand, përveç Amir Abdullahian, morën pjesë Hassan Kazemi Qomi, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në çështjet e Afganistanit, Sejed Rasul Mousavi, ndihmësministër i Punëve të Jashtme dhe Drejtor Rajonal i Azisë Jugore, Guvernatori i Sistanit dhe Baluchistanit dhe një numër zyrtarësh të provincës. Ky udhëtim u bë në kohën kur Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me Amir Khan Motaghi, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Jashtme të qeverisë së përkohshme të Afganistanit, lëshimin e ujit nga Afganistani dhe furnizimin me ujë të Iranit, e konsideroi si një kërkesë serioze e Republikës Islamike të Iranit, gjë e cila ka ndikim edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve. Amir Abdollahian gjithashtu theksoi zbatimin e rreptë dhe të plotë të klauzolave ​​të parashikuara në traktatin e vitit 1972 në lidhje me ujin e Hirmandit, duke përfshirë mundësinë e ngritjes së një komiteti teknik të përbashkët midis dy vendeve që do të vizitojë situatën e ujit.  Ai gjithashtu theksoi nevojën urgjente për lirimin e ujit dhe vizitën e ekipit të përbashkët teknik për të analziuar gjendjen e ujit në digën e Kajakit.

Tags