Irani zgjeron bashkëpunimin shkencor me vendet e Afrikës
Zv/ministri i shkencave dhe teknologjisë së Iranit për çështje ndërkombëtare ka njoftuar për zgjerimin e bashkëpunimit shkencor të Iranit me vendet e Afrikës.
Burimi referues dhe diplomacia shkencës, teknologjisë dhe novacionit është një prej prioriteteve të Ministrisë së Shkencave dhe Teknologjisë në Qeverinë e 13-të të Iranit dhe konsiderohet prioriteti i parë i kësaj Ministrie dhe në këtë mënyrë Organizata për Çështje të Studentëve dhe Qendra e Bashkëpunimeve Shkencore Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Shkencave të Iranit kanë marrë mision special për zgjerimin e bashkëpunimeve, shtimin e programeve për shkëmbimin e profesorëve dhe studentëve, forcimin e degëve për mësimin e gjuhës, lehtësimin e rasteve dhe kushteve studimore si dhe më e rëndësishme është shkëmbimi teknologjik.
Në bazë të statistikave më të fundit, aktualisht më shumë se 94 mijë studentë të huaj studiojnë në Iran. Vahid Hadadiasl, zv/ministri i shkencave për çështje ndërkombëtare, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, deklaroi: "Në sferën e vendeve afrikane, janë zgjeruar marrëdhëniet dhe lidhjet e qendrave shkencore me Iranin, ndërkohë që kemi vendosur marrëdhënie të mira edhe me disa vende të Amerikës Latine. Aktualisht, kemi marrëdhënie dhe bashkëpunime të nivelit të lartë me vendet myslimane, me Kinën si dhe me Rusinë".
Zv/ministri iranian i shkencave për çështje ndërkombëtare gjithashtu tha: "Në lidhje me vendet perëndimore, këto vende më parë të ndikuara nga çështjet e propagandës politike të krijuar nga marrëveshja bërthamore, në mënyrë të njëanshme kanë kufizuar marrëdhëniet e veta me qarqet shkencore të Iranit, gjë që ky veprim ka shkaktuar dëme më shumë për vetë ato vende të cilat tani po shprehin interesim të madh për vendosjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve të mëparshme. Kjo është për arsye se shumë projekte hulumtuese shkencore të cilat perëndimorët i kanë lënë të papërfunduara, kanë vazhduar përparimin fal përpjekjeve dhe punës së palodhshme të hulumtuesve iranianë dhe kjo ka çuditur vetë perëndimorët. Aktualisht nuk kemi pengesa për vendosjen e lidhjeve me ato vende perëndimore, mirëpo për shkak të sabotimeve dhe shkeljeve të zotimeve nga ana e tyre në të kaluarën, qarqet shkencore të Iranit më nuk kanë të njëjtin qëndrim ndaj tyre sikur në të kaluarën".