Irani reagon ndaj deklaratave ndërhyrëse të disa funksionarëve amerikanë dhe evropianë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144246-irani_reagon_ndaj_deklaratave_ndërhyrëse_të_disa_funksionarëve_amerikanë_dhe_evropianë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar deklaratat ndërhyrëse të fundit të disa funksionarëve amerikanë dhe evropianë kundër Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 20, 2023 16:44 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj deklaratave ndërhyrëse të disa funksionarëve amerikanë dhe evropianë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar deklaratat ndërhyrëse të fundit të disa funksionarëve amerikanë dhe evropianë kundër Iranit.

Autoritetet gjyqësore të Iranit më 19 maj zbatuan dënimin e ekzekutimit me vrasje ndaj autorëve të sulmit terrorist kundër një stacioni të forcave të sigurisë në Esfahan ku si pasojë u vranë tre pjesëtarë të forcave të sigurisë së Iranit. Sulmi në fjalë është kryere më 16 nëntor të vitit 2022 në qytetin e Esfahanit.  

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi: "Politikanët perëndimorë në vend të përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe paraqitjes së një imazhi humanist nga vetja e tyre, më mirë është të dëgjojnë zërin e protestave të qytetarëve të tyre dhe t'i kushtojnë kohën sigurimit të të drejtave njerëzore dhe plotësimit të kërkesave të qytetarëve të tyre".

Naser Kanani shtoi: "Shkelja e gjerë e të drejtave elementare të qytetarëve perëndimorë duke përfshirë edhe të drejtën e lirisë së shprehjes dhe përdorimin e dhunës ekstremiste nga forcat e sigurisë kundër protestuesve në Evropës dhe Amerikës përkrah lëshimit të deklaratave politike në lidhje me ligjet e brendshme të vendeve të tjera; në mënyrë të qartë tregojnë se ata po përdorin si mjet politik çështjen e të drejtave të njeriut vetëm për t'i realizuar interesat e tyre politike të paligjshme".

Kanani theksoi: "Është shumë qesharake se vetë ata të cilët kanë një të kaluar të zezë në shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut ndaj popujve të tjerë ndërkohë që edhe në vendet e tyre janë duke shkelur të drejtat njerëzore të qytetarëve të tyre në mënyrë flagrante, si dhe po heshtin përball krimeve barbare dhe të egra kundër njerëzimit që po kryen regjimi sionist kundër popullit të Palestinës, tani flasin në lidhje me zbatimin e verdikteve gjyqësore ndaj vrasësve dhe elementëve që përhapin dhunën kundër dhe kërcënojnë jetën dhe sigurinë e popullit të Iranit!!! Evropa dhe Amerika nuk kanë autoritet dhe as kompetencë ligjore, gjyqësore dhe as morale për të bërë deklarata në lidhje me çështjet gjyqësore dhe të drejtat e njeriut në vendet e tjera".