5 pjesëtarë të rojave kufitarëve vriten në rajonin Saravan të Iranit
5 pjesëtarë të forcave të rojave kufitare të Iranit janë vrarë në një përleshje të armatosur me grupe armiqësore dhe persona të armatosur të panjohur në zonën kufitare Saravan të provincës Sistan e Baluçistan.
Zyra për informim e forcave të rojave kufitare të Republikës Islamike të Iranit përmes një komunikate për media, njoftoi: "Pas sulmit frikacak terrorist të keqbërësve mbrëmë dhe tentativës së tyre për të hyrë në territorin e Iranit, ata janë përballur me rezistencën e rojave kufitare në zonën “Meze Sar” të kufirit Saravan dhe gjatë këtyre përleshjeve janë vrarë pesë pjesëtarë të rojave kufitare ndërsa terroristët u arratisen nga vendi i përleshjeve pasi pësuan humbje".
Agjencia e lajmeve Iran Pres njoftoi se zyra për informim e forcave të rojave kufitare të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se ky sulm frikacak i terroristëve nuk do të mbetët pa përgjigje.
Autoritet e sigurisë së Iranit janë dërguar në zonën e përleshjeve për të hetuar në detaje këtë sulm terrorist.