Irani dënon përdhosjen e përsëritur të Xhamisë Al-Aksa
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Naser Kanani, dënoi përdhosjen e përsëritur të Xhamisë Al-Aksa nga një anëtar ekstremist i kabinetit të regjimit sionist të aparteidit.
Sipas IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme tha: Veprime të tilla ofenduese dhe provokative janë një aspekt tjetër i krimeve të gjera dhe të vazhdueshme të regjimit të aparteidit sionist kundër kombit palestinez dhe shenjtërive fetare dhe islame të kësaj toke dhe kjo kërkon një përgjigje efektive, të menjëhershme dhe parandaluese nga bota islame dhe shoqëria globale. Kanani theksoi: Kodsi i shenjtë është dhe do të mbetet kryeqyteti i bashkuar dhe i përjetshëm i Palestinës dhe sulmet e njëpasnjëshme të pushtuesve sionistë ndaj këtij qyteti dhe faltoreve të tij islame nuk do ta ndryshojnë realitetin dhe situatën historike të tij. Ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, Ben Guer, mëngjesin e së dielës me një grup sionistësh sulmoi xhaminë Al-Aksa. Ky aksion është kryer nën masa të rrepta sigurie nga policia sioniste. Veprimi i Ben Guer solli reagime të rëndësishme palestineze dhe arabe dhe përveç figurave dhe grupeve të rezistencës palestineze, vendet arabe duke përfshirë Katarin, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe Ministria e Jashtme turke, e dënuan atë. Vendet e përmendura gjithashtu veprimin e Ben Guer e konsideruan si një veprim provokues. Megjithatë, ministri i Sigurisë së Brendshme të kabinetit ekstremist të Netanjahut, sulmi i të cilit në xhaminë Al-Aksa solli një reagim të gjerë në nivel rajonal dhe global, njoftoi se do të shkojë sërish në xhaminë Al-Aksa dhe se nuk ka frikë nga Hamasi.