Ahmedjan emërohet sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144328-ahmedjan_emërohet_sekretar_i_këshillit_të_lartë_të_sigurisë_kombëtare_të_iranit
Me dekretin e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, u emërua sekretari i ri i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 22, 2023 12:09 Europe/Tirane
  • Ahmedjan emërohet sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit

Me dekretin e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, u emërua sekretari i ri i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Ali Akbar Ahmedjan sot me dekretin e Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, u emërua në postin e sekretarit të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Akbar Ahmedjan më parë ishte drejtues i Qendrës Strategjike të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

Admiral Ali Shamkhani për dhjetë vite ka drejtuar Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe ka qenë përfaqësuesi i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në këtë Këshill.