Amir Abdulahjan: Asadullah Asadi është duke u kthyer për në vendlindje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144496-amir_abdulahjan_asadullah_asadi_është_duke_u_kthyer_për_në_vendlindje
Ministri i punëve të jashtme të Iranit njoftoi kthimin në vendlindje të diplomatit iranian të arrestuar në Belgjikë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 26, 2023 18:01 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Asadullah Asadi është duke u kthyer për në vendlindje

Ministri i punëve të jashtme të Iranit njoftoi kthimin në vendlindje të diplomatit iranian të arrestuar në Belgjikë.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, në një postim në Twitter, shkroi: "Asadullah Asadi, diplomati i pafajshëm iranian i cili u arrestua në mënyrë të paligjshme në Gjermani dhe Belgjikë për më shumë se pesë vjet u mbajt i burgosur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, tani është në rrugën e kthimit për në atdheun e tij dhe së shpejti do të hyjë në Iran".

Asadullah Asadi, diplomat iranian që punonte në Vjenë të Austrisë, u arrestua në Gjermani dhe u transferua në Belgjikë pesë vjet më parë me akuzën e planifikimit për të sulmuar takimin e grupit terrorist MEK.

Ministria e Punëve të Jashtme të Omanit njoftoi sot (e premte) duke publikuar një deklaratë se Omani arriti të ndërmjetësojë mes Belgjikës dhe Iranit për të zgjidhur çështjen e shtetasve të burgosur. Personat që u liruan nga Teherani dhe Brukseli do të transferohen sot në Maskat.

Agjencia e lajmeve Oman ka shkruar se ndërmjetësimi i Omanit ishte bërë në përgjigje të kërkesës së qeverive të Iranit dhe Belgjikës për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së shtetasve të dy vendeve dhe përpjekjet e Omanit çuan në një marrëveshje midis dy palëve për lirimin reciprok.