Diplomati iranian kthehet në vendlindje, fitore për diplomacinë aktive të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144500-diplomati_iranian_kthehet_në_vendlindje_fitore_për_diplomacinë_aktive_të_iranit
Asadullah Asadi, diplomati iranian i arrestuar në Belgjikë, u liruar pas pesë viteve dhe sot pasdite u arriti në Teheran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 26, 2023 19:13 Europe/Tirane
  • Diplomati iranian kthehet në vendlindje, fitore për diplomacinë aktive të Iranit

Asadullah Asadi, diplomati iranian i arrestuar në Belgjikë, u liruar pas pesë viteve dhe sot pasdite u arriti në Teheran.

Asadullah Asadi, diplomati iranian, ishte arrestuar në janar të vitit 2018 në Bajern të Gjermanisë, gjatë kohës kur po kthehej në rezidencën e tij në Vjenë dhe në kohën kur ai gëzonte imuniteti politik. Ai u arrestua në mënyrë të paligjshme me akuzë se kishte programuar një sulm kundër një tubimi të grupit terrorist MEK në Gjermanisë.

Asadullah Asadi pasi kaloi 101 ditë nën arrest, me vendim të paligjshëm të gjykatëse Karlsruhe të Gjermanisë, në tetor të vitit 2018, ishte transferuar në Belgjikë. Pas transferimit, gjykata e Antorp në Belgjikë, përkundër imunitetit diplomatik të Asadullah Asadi në bazë të Konventës së vitit 1961 të Vjenës, e dënoi atë në mënyrë të paligjshme me 20 vjet burg.

Tani pasi kanë kaluar gati pesë vite, Ministria e Punëve të Jashtme e Omanit të premten (sot) me anë të një deklarate, deklaroi se Omani arriti të ndërmjetësojë mes Belgjikës dhe Iranit për të zgjidhur çështjen e qytetarëve të tyre të burgosur. Personat që janë liruar nga Belgjika dhe Iranit, sot janë transferuar në Maskat.

Ndërkohë Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një postim në Twitter, ka vlerësuar përpjekjet e Omanit për lirimin e diplomatit iranian Asadullah Asadi.

Sot, të premten pasdite, avioni me të cilin kthehej diplomati iranian, u ul në aeroportin ndërkombëtar "Imam Khomejni (ra) të Teheranit.

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në lidhje me lirimin e diplomatit iranian, ka thënë: "Asadullah Asadi me projektim të regjimit sionist dhe me operacione të disa shërbimeve të sigurisë evropiane, ishte marrë peng në Gjermani. Skenari i projektuar nga regjimi sionist dhe inteligjenca amerikane ishte një gënjeshtër e madhe që kishte për qëllim të krijonte krizë në marrëdhëniet e Iranit dhe Evropës dhe ky komplot është bërë saktësisht pas largimit të njëanshëm të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe disa shtete evropiane nën ndikimin e induktimeve të regjimit sionist dhe grupit terrorist MEK, pasi arrestimit të paligjshëm të diplomatit iranianë, e gjykuan atë në një proces gjyqësor formal dhe tërësisht politik dhe e dënuan me 20 vjet burg".  

Ndërkohë, Muhamed Xhamshidi, sekretari për çështje politike të zyrës së Presidencës së Iranit, ka thënë se kthimi i diplomatit iranian Asadullah Asadi në vendlindje është një fitore për popullin e Iranit.  Muhamed Xhamshidi në një postim në Twitter në lidhje me këtë ka shkruar: "Në kohën kur autoritetet e Belgjikës në Parlament dhe në mediat e këtij vendi vazhdimisht jepnin deklarata e bënin spekulime, në kontaktet telefonike me autoritet iraniane kërkonin bashkëpunim për lirimin e të burgosurve".

Sekretari i Shtabit për të Drejta të Njeriut të Iranit gjithashtu ka deklaruar se arrestimi i diplomatit iranian është në kundërshtim të plotë me parimet dhe ligjet ndërkombëtare dhe theksoi: "Në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe konventës së vitit 1961, nuk mund të arrestohen dhe të burgosen diplomatët, prandaj urdhri për arrestin e tij lëshuar nga Belgjika, arrestimi i tij në Gjermani dhe anulimin i imunitetit diplomatik të tij nga qeveria e Austrisë; të gjitha janë veprime në kundërshtim me parimet dhe ligjet ndërkombëtare".