Kushti kryesor për ndërveprimin me Belgjikën ishte lirimi i diplomatit iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144524-kushti_kryesor_për_ndërveprimin_me_belgjikën_ishte_lirimi_i_diplomatit_iranian
Zëvendësi Politik i Presidencës iraniane theksoi: Kur zyrtarët belgë po bënin retorika dhe në bisedat telefonike kërkuan ndërveprim të madh, presidenti Raisi theksoi se hapi i parë për ndërveprim është lirimi i diplomatit iranian.  Tani rruga është e hapur.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 27, 2023 08:06 Europe/Tirane
  • Kushti kryesor për ndërveprimin me Belgjikën ishte lirimi i diplomatit iranian

Zëvendësi Politik i Presidencës iraniane theksoi: Kur zyrtarët belgë po bënin retorika dhe në bisedat telefonike kërkuan ndërveprim të madh, presidenti Raisi theksoi se hapi i parë për ndërveprim është lirimi i diplomatit iranian.  Tani rruga është e hapur.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Mohammad Jamshidi, zëvendës politik i zyrës së presidentit, në Twitter shkroi: "Lirimi i diplomatit rezistent iranian Asadollah Asadi është një fitore për kombin iranian".   Në një kohë kur zyrtarët e qeverisë belge kanë bërë retorika në parlament dhe media, ata në bisedat telefonike kërkuan një ndërveprim të madh. Ai vazhdoi: Presidenti Raisi theksoi se hapi i parë për ndërveprim është lirimi i diplomatit iranian.  Tani rruga është e hapur. Më duhet të them; Asadollah Asadi, një diplomat iranian i marrë peng nga Belgjika, mbrëmjen e djeshme mbërriti në aeroportin Mehrabad të Teheranit.   Ai ishte një nga diplomatët e Iranit në Vjenë, i cili u mor peng në Gjermani më 30 qershor 2018, me projektimin e regjimit sionist dhe agjencisë së disa shërbimeve evropiane të sigurisë dhe më pas u transferua në Belgjikë. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Nasser Kanani, më herët ka njoftuar për lirimin e Asadullah Asadi, diplomatit iranian të marrë peng në Belgjikë. Pas një marrëveshjeje dypalëshe me qeverinë belge, u bë e mundur kthimi i tij në vend. Amir Abdollahian ministri i jashtëm iranian falënderoi Omanin për përpjekjet pozitive në këtë drejtim.