Alpinisti më i ri iranian "pushtoi" Everestin
(last modified Sun, 28 May 2023 12:36:15 GMT )
May 28, 2023 14:36 Europe/Tirane
  • Alpinisti më i ri iranian

Amir Muhamed Danaei është regjistruar si alpinisti më i ri iranian që arriti të "pushtojë" majën e bjeshkëve "Everest".

Maja e bjeshkëve Everest është maja më e lartë dhe pika më e lartë në planet, është pjesë e vargmalit malor Himalaja dhe ndodhet në Nepal. Lartësia e majës së saj mbi nivelin e detit është 8848.86 metra.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Amir Muhamed Danai në moshën 23 vjeçare ka arritur të "pushtojë" majën Everest, majën më të lartë në botë me një lartësi prej rreth 8849 metrash.

Amir Muhamed Danai ka më shumë se këtë rekord të ngjitjes dimërore në majën 5137 metra të Araratit në Turqi, majën 4090 metra të Aragats në Armeni, majën 5054 metra të Kazbek në Gjeorgji, 5642 metra majën e Elbrus në Rusi dhe 5610 metra maja e bjeshkës Damavand në Iran.

Tags