Irani një nga pesë fuqitë më të mira detare në botë
(last modified Wed, 31 May 2023 07:06:29 GMT )
May 31, 2023 09:06 Europe/Tirane
  • Irani një nga pesë fuqitë më të mira detare në botë

Zëvendëskomandanti i Flotës Jugore të Marinës iraniane Republikën Islamike e prezantoi si një nga pesë fuqitë ushtarake të botës në çështjet detare.

Marina e Republikës Islamike të Iranit është një forcë me pozitë të lartë në fusha të ndryshme. Ajo duke u pajisur me të gjitha llojet e anijeve të reja autoktone, duke përfshirë mjetet e lundrimit në  sipërfaqe dhe nën ujë, është bërë një fuqi e madhe detare në Gjirin Persik dhe në Oqeanin Indian. Sipas IRNA, Admirali Jalil Moghadam, Zëvendës Komandanti i Flotës Jugore të Marinës iraniane, tha se sot, falë aktiviteteve të Marinës iraniane dhe theksimit të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në transportin ndërkombëtar, Irani është një nga pesë fuqitë më të mira detare në botë. Admiral Moghadam deklaroi se Republika Islamike e Iranit njihet në botë si një vend me 3000 kilometra vijë kufitare detarë dhe sot të rinjtë iranianë pushtuan botën me udhëtimin tetëmujor të destrojerit iranian Dena. Zëvendëskomandanti i Flotës Jugore të Marinës iraniane theksoi se Irani ka bërë përparim të dukshëm në sistemet e telekomunikacionit dhe komunikimit detar dhe gjatë udhëtimit të gjatë detar të anijeve iraniane, komunikimi i këtij sistemi me qendrën nuk u ndërpre asnjëherë. Sot ky sistem është dëshire e vendeve të ndryshme të botës. Më 21 maj 2023, flotilja e 86-të e Marinës iraniane hyri në ujërat territoriale të vendit pas 8 muajsh lundrimi dhe 65,000 kilometrash lundrimi rreth globit dhe kalimit të oqeanit Indian, Paqësor dhe Atlantik.