Egjipti mirëpret zhvillimin e marrëdhënieve me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144728-egjipti_mirëpret_zhvillimin_e_marrëdhënieve_me_iranin
Zyrtarët egjiptianë kanë mirpritur zhvillimin e marrëdhënieve me Iranin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 31, 2023 09:06 Europe/Tirane
  • Egjipti mirëpret zhvillimin e marrëdhënieve me Iranin

Zyrtarët egjiptianë kanë mirpritur zhvillimin e marrëdhënieve me Iranin.

Zyrtarët egjiptianë në një intervistë për gazetën Al-Sharq Al-Aësat dje, thanë se Kajro mirëpret shenjat pozitive të shprehura nga Irani në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me Egjiptin. Ish-ministri i Jashtëm egjiptian Nabil Fahmy deklaroi se gjatë viteve të fundit ka pasur kontakte me zyrtarë iranianë dhe shtoi se zyrtarët iranianë dhe egjiptianë kanë diskutuar rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe e mbështesin atë. Nabil Fahmi, duke iu referuar marrëveshjes ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite dhe kontakteve ndërmjet zyrtarëve iranianë dhe egjiptianë, veçanërisht pas vizitës së liderëve Omanit në Kajro dhe Teheran, atë e konsideroi si një përpjekje për rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe. Në dekadat e fundit marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Iranit shpesh kanë qenë të tensionuara, megjithëse të dy vendet kanë mbajtur kontakte diplomatike. Në dhjetor 2022, Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian përshëndeti propozimin e kryeministrit irakian Mohammad Shia al-Sudani për të filluar një dialog midis Kajros dhe Teheranit. Ministri i Jashtëm i Iranit tha se në takimin në Jordani, kryeministri irakian shprehu dëshirën e tij për fillimin e negociatave midis Iranit dhe Egjiptit në nivelet e sigurisë dhe politike, të cilat do të çojnë në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy kombeve. Feda Hossein Maleki, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, së fundmi tha se negociatat midis Iranit dhe Egjiptit në Irak po vazhdojnë dhe në të ardhmen marrëdhëniet dypalëshe do të rivendosen. Feda Hossein Maleki shtoi se në hapin e ardhshëm do të rihapen ambasadat e Iranit dhe Egjiptit në të dyja vendet dhe më pas do të mbahet takimi i krerëve të Iranit dhe Egjiptit.