Amir Abdollahian shkon në Cape Town
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i144798-amir_abdollahian_shkon_në_cape_town
Ministri i Jashtëm i Iranit udhëtoi për në Cape Town për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të BRICS.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 01, 2023 08:20 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian shkon në Cape Town

Ministri i Jashtëm i Iranit udhëtoi për në Cape Town për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të BRICS.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian u largua nga Teherani për në Cape Town të Afrikës  së Jugut për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BRICS. Amir Abdollahian, përveç pjesëmarrjes në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare dhe vendeve mike të BRICS, do të takohet në mënyrë dypalëshe me ministrin e Jashtëm të vendit pritës si dhe me një sërë ministrash të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në këtë takim me të cilët do të diskutojë dhe shkëmbejë mendime për tema me interes reciprok. Mbledhja e ministrave të jashtëm të grupit BRICS është planifikuar të mbahet sot në Cape Town të ​​Afrikës së Jugut. Në lidhje me këtë, Hussein Amir Abdollahian në Twitter ka postuar: Unë do të shkoj në Cape Town të Afrikës së Jugut, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të grupit BRICS (Kinë, Rusi , Indi, Brazil dhe Afrikën e Jugut) dhe ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite.  Ai shtoi: BRICS përfaqëson gjysmën e popullsisë së botës dhe rreth një të pestën e ekonomisë botërore.  Prania aktive në forumet ndërkombëtare është një nga hapat e doktrinës së politikës të balancuar të jashtme të qeverisë iraniane.