Kanani: Revolucioni i Imam Khomejnit (ra), ka ndryshuar rrënjësisht ekuacionet ndërkombëtare
(last modified Sun, 04 Jun 2023 15:25:42 GMT )
Qershor 04, 2023 17:25 Europe/Tirane
  • Kanani: Revolucioni i Imam Khomejnit (ra), ka ndryshuar rrënjësisht ekuacionet ndërkombëtare

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në një postim në Twitter me rastin e 34 vjetorit të vdekjes së Imam Khomejnit (ra), ka shkruar: "Revolucioni të cilin e ka udhëhequr drejt fitores Imam Khomejni (ra) ka ndryshuar rrënjësisht ekuacionet ndërkombëtare".

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në Twitter ka shkruar: "Flamuri të cilin e ngriti Imam Khomejni (ra) dhe Revolucioni të cilin e ka udhëhequr ai dhe i cili po udhëhiqet aktualisht nga Ajetullah Khamenei, ishte fillim i një ndryshimi të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në rrugën e historisë dhe ka ndryshuar rrënjësisht ekuacionet ndërkombëtare".

Kanani shtoi: "Ky flamur drejtësidashës dhe i bazuar në Islamin burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s., sot po valëvitet më lartë se në çdo kohë tjetër dhe sot mesazhi dhe idealet dhe mësimet e Revolucionit të Imam Khomejnit (ra) përbëjnë një pjesë të dalluar të diskursit politik, ideologjik dhe kulturor në botë dhe një lëvizje më e zhvilluar dhe me ndikim më të madh është krijuar në rendin e ri ndërkombëtar i cili po formohet".