Kanani: Aktivitetet raketore të Iranit janë konvencionale dhe ligjshme
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi: "Programi dhe aktivitetet raketore të Republikës Islamike të Iranit janë konvencionale dhe të ligjshme".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Naser Kanani, i hodhi poshtë dhe i quajti të pavlefshme "deklaratat ndërhyrëse të disa shteteve perëndimore në lidhje me prezantimin e raketës "Fatah" nga Irani dhe theksoi: "Programi dhe aktivitetet raketore të Republikës Islamike të Iranit janë konvencionale dhe mbrojtëse, dhe zhvillohen bazuar në të drejtën ndërkombëtare, prandaj ato janë plotësisht të ligjshme”.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Nasser Kanani shtoi: "Këto vende, të cilat kanë një histori të gjatë dhe të qartë në shkeljen e detyrimeve dhe zotimeve të tyre ndërkombëtare në fusha të ndryshme, duke përfshirë testimin e armëve bërthamore, shkeljen e traktatit NPT dhe dislokimin e raketave bërthamore, dhe duke luajtur një rol destruktiv në rajon dhe në çështjet ndërkombëtare, nuk kanë kurrfarë të drejte të japin deklarata dhe të komentojnë kapacitetet mbrojtëse plotësisht ligjore të Republikës Islamike të Iranit".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Veprimi i Anglisë, Amerikës dhe Australisë në nënshkrimin e marrëveshjes "OX" është një shembull i qartë i qasjes politike dhe diskriminuese të fuqive bërthamore në transferimin e teknologjisë dhe uraniumit shumë të pasuruar në një vend jo bërthamor dhe kjo është shkelje e Traktatit NPT për mospërhapjen e armëve bërthamore".
Kanani vlerësoi gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit dhe arritjet e tyre strategjike në forcimin e bazës mbrojtëse të vendit dhe e cilësoi atë si një masë korrekte dhe efektive për krijimin e parandalimit ndaj kërcënimeve të huaja dhe për ta forcuar mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit.
Irani me zhvillimin e teknologjisë së raketave hipersonike dhe operacionalizimin e saj, me padyshim ka arritur një zhvillim vendimtar dhe revolucionar në fushën e luftës moderne.