Presidenti Raisi: Nuk ka tërheqje në përballjen me armiqtë
(last modified Fri, 09 Jun 2023 05:58:06 GMT )
Qershor 09, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi: Nuk ka tërheqje në përballjen me armiqtë

Presidenti iranian Ebrahim Raisi këmbënguli se qeveria e tij nuk do të tërhiqet nga sigurimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike pavarësisht sanksioneve brutale të udhëhequra nga SHBA kundër Teheranit, duke nënvizuar më tej vendosmërinë e administratës së tij për të trajtuar problemet ekzistuese.

“Ne nuk e shohim dorëzimin dhe tërheqjen si një opcion për t'u përballur me komplotet dhe intrigat e armiqve tanë. Ne jemi të vendosur për të zgjidhur problemet. Ne mund t'i kapërcejmë sfida të tilla vetëm duke u bërë të fortë dhe duke ndërtuar një Iran të fortë" tha Raisi të enjten teksa iu drejtua një grupi dijetarësh fetarë gjatë një vizite në qytetin veriperëndimor iranian të Tabrizit, i cili është kryeqyteti i provincës së Azerbajxhanit Lindor. Ai vuri në dukje se armiqtë kanë krijuar komplote gjatë 44 viteve të fundit për të minuar sistemin islamik në Iran, dhe kujtoi deklaratat e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei se armiqtë që janë të zemëruar dhe përpiqen të nënvlerësojnë arritjet e Republikës Islamike dhe thurin komplote të liga për të nxitur trazira në Iran. “Megjithë vështirësitë e imponuara ndaj kombit iranian, njerëzit i kanë kthyer të gjitha kërcënimet dhe sanksionet në mundësi”, theksoi Presidenti Raisi. Presidenti vazhdoi t'u referohej sfidave me të cilat është përballur administrata e tij që kur mori detyrën në fillim të gushtit 2021 dhe hapave që qeveria ka ndërmarrë për t'u përballur me to, përkatësisht tejkalimin e deficitit buxhetor pa marrë hua direkt nga Banka Qendrore e Iranit (CBI ), kontrollin e rritjes së likuiditetit, rritjen e ndjeshme të prodhimit, garantimin e sigurisë ushqimore nëpërmjet furnizimit në kohë të mallrave bazë, vendosjen e rekordeve në tregtinë e jashtme dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare veçanërisht me vendet fqinje. Raisi tha gjithashtu se autoritetet amerikane kanë pranuar se e ashtuquajtura fushata e "presionit maksimal" e Uashingtonit kundër Republikës Islamike ka dështuar të arrijë qëllimet e saj.

 

Tags