Zyrtari parlamentar i Iranit paralajmëron Evropën për bashkëpunimin me MEK dhe ISIS
(last modified Fri, 09 Jun 2023 17:24:22 GMT )
Qershor 09, 2023 19:24 Europe/Tirane
  • Zyrtari parlamentar i Iranit paralajmëron Evropën për bashkëpunimin me MEK dhe ISIS

Zëdhënësi i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit të Iranit paralajmëroi vendet evropiane për bashkëpunimin me grupet terroriste MEK dhe ISIS.

Të premten, duke iu referuar përvjetorit të sulmit terrorist të ISIS në Parlamentin iranian , Abolfazl Amui tha: "Arrestimet e fundit nga agjencitë e sigurisë të Iranit dëshmojnë qartë se grupi terrorist MEK luajti një rol në sulmin terrorist ndaj Parlamentit iranian që ndodhi gjashtë vjet më parë". Amui shtoi: "Në atë krim, hipokritët e MEK ishin përgjegjës për mbledhjen e informacionit dhe dhënien e tij ekzekutuesve të ISIS-it, dhe Republika Islamike e Iranit ka informacion të besueshëm në lidhje me këtë." Zëdhënësi i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit të Iranit deklaroi: "Terroristët dhe kriminelët nuk njohin asnjë kufi në krimet e tyre dhe ata bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në veprimet e tyre terroriste pavarësisht nga çdo konflikt intelektual dhe ideologjik, dhe qëllimi i tyre është të dëmtojnë popullin e Iranit". Deputeti i popullit të Teheranit në Parlamentin e Iranit shtoi: "Vërtetimi i rolit të hipokritëve të MEK në sulmin terrorist të ISIS-it në Parlamentin e Iranit është një tjetër shenjë për përkrahësit e MEK në vendet evropiane të cilët gjithmonë krijojnë hapësirë ​​për hipokritët nën pretekste ​​të ndryshme dhe ata duhet ta dinë se edhe duart e tyre janë të implikuara drejtpërdrejt dhe tërthorazi në këto krime".

 

Tags