Diplomati iranian i liruar nga burgu i Belgjikës takohet me Amir Abdollahian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145252-diplomati_iranian_i_liruar_nga_burgu_i_belgjikës_takohet_me_amir_abdollahian
Duke i uruar mirëseardhjen Asadollah Asadi, Ministri i Jashtëm i Iranit vlerësoi qëndresën e lavdërueshme të diplomatit iranian gjatë periudhës së gjatë të paraburgimit të paligjshëm dhe torturues në burgjet belge.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 11, 2023 10:35 Europe/Tirane
  • Diplomati iranian i liruar nga burgu i Belgjikës takohet me Amir Abdollahian

Duke i uruar mirëseardhjen Asadollah Asadi, Ministri i Jashtëm i Iranit vlerësoi qëndresën e lavdërueshme të diplomatit iranian gjatë periudhës së gjatë të paraburgimit të paligjshëm dhe torturues në burgjet belge.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Asadollah Asadi, një diplomat i Republikës Islamike të Iranit, i cili së fundmi u lirua dhe u kthye në atdheun islam, pas vuajtjes së 5 viteve të paraburgimit dhe burgimit të paligjshëm, fillimisht në Gjermani dhe më pas në Belgjikë, u mirëprit nga Hossein Amir Abdollahian në Ministrinë e Punëve të Iranit. Gjatë mirëseardhjes, Amir Abdollahian uroi diplomatin iranian, bashkëshorten, fëmijët dhe familjen e tij, si dhe kolegët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për kthimin krenar të këtij diplomati iranian në atdheun islam. Ministri i Punëve të Jashtme duke vlerësuar këmbënguljen e lavdërueshme të Asadi gjatë periudhës së gjatë të paraburgimit të paligjshëm dhe torturues në burgjet belge dhe sjelljen e tij dinjitoze për të siguruar interesat kombëtare dhe për të mbrojtur nderin dhe autoritetin e vendit dhe kombit të madh të Iranit, iu drejtua Asadit dhe tha: “Pas arrestimit të paligjshëm dhe akuzës së pabazë ndaj diplomatit të vendit tonë dhe shkeljes flagrante të Konventës së Vjenës, qeveria, sistemi diplomatik dhe gjyqësori i Republikës Islamike të Iranit përdorën të gjitha forcat dhe kapacitetet e tyre dhe duke ndërmarrë qëndrime dhe hapa logjik, fatmirësisht bëri të mundur lirimin dhe kthimin në vend të këtij diplomati. Asadollah Asadi, diplomati i liruar iranian, në këtë takim, përmendi shkurt kohën e arrestimit dhe burgosjes së tij, fillimisht në Gjermani dhe më pas në burgjet belge dhe shprehu falënderime për përpjekjet e zellshme dhe efektive të qeverisë, aparatit diplomatik dhe gjyqësorit të Iranit. Ai gjithashtu shprehu falënderime dhe vlerësime për pengimin e planeve të sionistëve dhe terroristëve për të realizuar qëllimet e tyre jolegjitime.