Eslami: Pasurimi me pastërti të lartë synon heqjen e embargos
Duke deklaruar se Irani është ende në bashkëveprim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha: Pasurimi me gradë të lartë pastërtie është bërë për të hequr sanksionet dhe qëllimi i organit ligjvënës është të ndërmerren veprime strategjike për heqjen e sanksioneve.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Muhamed Eslami shtoi: Ne po e bëjmë pasurimin me 60% të uraniumit në bazë të detyrës që Ligji i Veprimit Strategjik na ka vënë mbi supe dhe jemi të detyruar ta zbatojmë. Sigurisht, ky nivel pasurimi ka përdorime të ndryshme, duke përfshirë prodhimin e lëndëve të para për radio-medikamente dhe detektorë. Ai theksoi se ata pretendojnë se gjoja Irani po ndjek qëllime ushtarake, por qëllimi ynë kryesor është zbatimi i Ligjit të Veprimit Strategjik dhe qëllimi i këtij ligji është të bindë ose të detyrojë palët e kundërta të ulin sanksionet shtypëse ekonomike ndaj Iranit. Këtë uranium të pasuruar 60% ne e përdorëm në prodhimin e pllakave të karburantit dhe veçanërisht lëndëve të para për prodhimin e radio-medikamenteve si "molibden". Eslami në një intervistë për gazetën “Informacion” lidhur me këtë ka theksuar: “Ne jemi duke ndërmarrë hapa në kuadër të synimeve tona kombëtare dhe baza e sjelljes sonë është respektimi i rregullave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”. Kjo nuk është diçka që kalon pa u vënë re nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Ne jemi nën mbikëqyrjen e tyre dhe traktati i mospërhapjes bërthamore në Iran është miratuar nga Këshilli Islamik dhe është kthyer në ligj.