Lideri suprem i Revolucionit Islamik thekson zhvillimin vendor të industrisë atomike
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të industrisë atomike në bazë të kapaciteteve vendore.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit sot në takim me shkencëtarët, specialistët, ekspertët dhe drejtuesit e industrisë atomike në Iranit, duke theksuar vazhdimin e përpjekjeve të gjithanshme për konkretizimin e efektit të progresit të shënuar në industrinë atomike mbi jetën e qytetarëve, deklaroi: "Zhvillimi vendor i industrisë shumë të rëndësishme atomike tregon dështimin e Perëndimit dhe poshtërimin e pro-perëndimorëve të cilët synonin poshtërimin e popullit dhe dobësimin e moralit të punës dhe shpresën e qytetarëve në vend".
Zyra për informim e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se Ajetullah Khamenei e quajti gënjeshtër të madhe pretendimin e Perëndimit në lidhje "frikën nga prodhimi i armëve bërthamore në Iran" dhe tha: "Vetë ata e dinë që ne nuk synojmë prodhimin e armëve bërthamore; ashtu sikur që komuniteti i inteligjencës së Amerikës disa herë duke përfshirë edhe gjatë muajve të fundit ka pohuar këtë realitet duke deklaruar se nuk ekziston asnjë shenjë e lëvizjes së Iranit drejt prodhimit të armëve bërthamore".
Ajetullah Khamenei në vazhdim e quajti prodhimi e armëve të shkatërrimit në masë (si ato bërthamore dhe si ato kimike) në kundërshtim me Islamin dhe shtoi: "Nëse kjo nuk ishte prej parimeve bazë të Islamit dhe ne do të kishim vullnet për prodhimin e armëve bërthamore, do ta kishim bërë këtë punë dhe armiqtë e dinë shumë mirë se nuk do të kishin mundur të ndalin Iranin në këtë drejtim".
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vlerësoi se kundërshtimi me zhvillimin dhe progresin e Iranit është shkaku dhe arsye e vërtetë për të cilin armiqtë janë përqendruar mbi industrinë bërthamore të Iranit, ndërsa deklaroi: "Kjo industri është çelësi i zhvillimit dhe progresit të konsiderueshëm të vendit dhe kombit iranian në shumë sektorë të ndryshëm. Përveç kësaj, armiqtë kanë frikë se mos edhe popujt e tjerë po e marrin shembull Iranin në rrugën e zhvillimit të pavarur".
Ajetullah Khamene shtoi: "Palët e negociatave bërthamore dhe ANEA gjatë këtyre viteve kanë dhënë shumë premtime të cilat nuk i kanë zbatuar në veprim fare, prandaj ne e kemi kuptuar se kujt duhet t'i besohet dhe në çfarë fusha ose nuk duhet t'i besohet. Perceptimi i kësaj çështje është një gjë shumë e rëndësishëm për një popull; ashtu sikur që nga neglizhimi i kësaj çështje kemi pësuar humbje në shumë raste".
Ajetullah Khamenei në vazhdim e konsideroi të domosdoshëm zhvillimin e projekteve për ndërtimin e centraleve me kapacitete të ulëta dhe sipas modeleve të zakonshme në botë dhe tha: "Në sektorë të ndryshëm ekziston nevojë e konsiderueshme për centrale të tilla të prodhimit të energjisë elektrike. Agjencia për Energji Atomike e Iranit nuk duhet të pranojë pretendimet e pavërteta dhe kërkesat arrogante të palëve perëndimore, për arsye se qëllimi i vetëm i tyre është të krijojnë pengesa në rrugën e zhvillimit".