Qershor 13, 2023 09:25 Europe/Tirane
  • Nënshkruhen 19 dokumente bashkëpunimi ndërmjet Iranit dhe Venezuelës

Zyrtarë të lartë të Iranit dhe Venezuelës në prani të presidentëve të dy vendeve nënshkruan 19 dokumente bashkëpunimi.

Sipas IRNA, bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në fusha të tilla si "komunikacioni dhe teknologjia e informacionit, energjia, sigurimet, transporti detar, arsimi i lartë, bujqësia, mjekësia dhe shëndetësia, shkëmbimet kulturore dhe gjithashtu zhvillimi i bashkëpunimit minerar" janë ndër dokumentet e rëndësishme të nënshkruara midis ministrave përkatës të të dy vendeve. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, i cili ka vizituar Venezuelën me ftesë zyrtare të Nicolas Maduro, të hënën në mesditë mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Karakasit dhe u mirëprit nga ministri i Jashtëm i këtij vendi. Në programin e parë të vizitës së tij zyrtare në Venezuelë, Raisi duke vizituar varrin e "Simón Bolivar" në qytetin e Karakasit i bëri homazhe liderit të revolucioneve çlirimtare të Amerikës Latine dhe politikanit të ndjerë venezuelian, ku vendosi edhe një kurorë lulesh. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu nënshkroi Librin Përkujtimor të Simon Bolivar.

Tags