Qershor 13, 2023 17:27 Europe/Tirane
  • Raisi: Forcimi i kapaciteteve ekonomike është mënyra më efektive kundër sanksioneve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se ekzistojnë kapacitete dhe potenciale të konsiderueshme të pashfrytëzuara për të rritur shkëmbimet ekonomike mes Iranit dhe Venezuelës, deklaroi: "Rruga për të realizuar vlerën e bashkëpunimeve ekonomike deri në 20 miliardë dollarë, është aktiviteti dhe investimi serioz mes dy vendeve".

Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në programin e fundit të ditës së parë të vizitës së tij zyrtare në Venezuelë, në takimin e përbashkët me biznesmenë dhe aktivistë ekonomikë të dy vendeve, ka deklaruar se forcimi i aktiviteteve dhe bashkëpunimin e kompanive me bazë shkencore është një nga masat e rëndësishme në fushën ekonomike, ndërsa theksoi krijimin e një zyre teknologjike në Venezuelë.

Sejed Ebrahim Raisi e konsideroi neutralizimin e sanksioneve dhe forcimin e kapaciteteve ekonomike si mënyra më efektive për t'u përballur me sanksionet dhe shtoi: "Rinia iraniane krijuan mundësi nga sanksionet përmes kompanive me bazë shkencore dhe ishin në gjendje ta sillnin Iranin në paqe dhe stabilitet përball ndikimeve të krijuara nga presioni i jashtëm".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit i cilësoi shumë të mira marrëdhëniet mes Iranit dhe Venezuelës dhe theksoi: "Për të lehtësuar dhe përshpejtuar zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike, me zbatimin e marrëveshjeve do të hiqen barrierat doganore, bankare dhe tarifore".

Raisi konsideroi detyrat e ambasadorëve iranianë, zyrave tregtare, zyrave të shkencës dhe teknologjisë dhe të gjitha departamenteve aktive në fushën e industrisë, minierave dhe bankave për të lehtësuar tregtinë midis dy vendeve dhe zgjidhjen e problemeve të kompanive iraniane.

Tags