Ministri i Jashtëm saudit do të vizitojë Iranin
Qershor 16, 2023 17:29 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al Saud do të vizitojë Iranin të shtunën në mes të marrëdhënieve të ngrohta mes dy fuqive të Lindjes së Mesme, thanë burimet zyrtare.
Burimet thanë të enjten se diplomati i lartë saudit gjatë udhëtimit të tij të shtunën në Teheran do të zhvillojë bisedime me zyrtarët iranianë. Më herët, disa burime ngritën mundësinë e rihapjes së ambasadës saudite gjatë vizitës së Princit Faisal në Teheran. Javën e kaluar, Irani rihapi zyrtarisht ambasadën e tij në kryeqytetin saudit, Riad, në përputhje me një marrëveshje pajtimi të ndërmjetësuar nga Kina që rivendosi lidhjet Teheran-Riad të ndërprera shtatë vjet më parë.
Tags