Ministri i Jashtëm saudit sot vjen në Teheran
Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, sot arrin në Teheran ku do të takohet dhe bisedojë me zyrtarë të Republikës Islamike të Iranit.
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Faisal Bin Farhan, përveç takimit dhe bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Iranit Hossein Amir Abdollahian, do të rihapë edhe ambasadën e Riadit në Teheran. Më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani, sa i përket rihapjes së objekteve diplomatike saudite në Iran kishte theksuar se procesi i zbatimit të marrëveshjeve mes dy vendeve ka ecur me shpejtësi të mirë dhe mund të themi se nuk ka pasur pengesa në procesin e zbatimit të marrëveshjes. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme deklaroi: Në lidhje me rihapjen e Ambasadës Saudite dhe Konsullatës së Përgjithshme të këtij vendi në Mashhad, janë siguruar bazat dhe platformat e nevojshme dhe në bazë të ftesës që Amir Abdollahian i ka bërë homologu të tij sauditit, ministri i Jashtëm saudit do të vizitojë Teheranin. Bazuar në hapat paraprakë të ndërmarrë nga delegacioni saudit në Iran, mendojmë se në një të ardhme të afërt do të shohim hapjen e ambasadës saudite dhe konsullatës së Përgjithshme në Iran.