Presidenti i Republikës së Uzbekistanit mbërriti për vizitë në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145600-presidenti_i_republikës_së_uzbekistanit_mbërriti_për_vizitë_në_teheran
Presidenti i Republikës së Uzbekistanit mbërriti sot (e diel) në Teheran në krye të një delegacioni të lartë shtetëror.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 18, 2023 15:33 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës së Uzbekistanit mbërriti për vizitë në Teheran

Presidenti i Republikës së Uzbekistanit mbërriti sot (e diel) në Teheran në krye të një delegacioni të lartë shtetëror.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se presidenti i Republikës së Uzbekistanit Shavkat Mirzajev ka arritur për një vizitës në Teheran me ftesë të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi.

Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shumëpalëshe midis Uzbekistanit dhe Iranit dhe nënshkrimi i dokumenteve dypalëshe për zgjerimin e bashkëpunimit; janë ndër qëllimet e vizitës së Shavkat Mirzajev në Teheran.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Sejed Ebrahim Raisi priti zyrtarisht presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirzayev sot (e diel) në kompleksin kulturor historik "Saad Abad" në Teheran.

Duhet përmendur se presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, më 14 dhe 16 shtator të vitit të kaluar ka vizituar Tashkentin me ftesë të presidentit të Uzbekistanit, Shavkat Mirzajev.

Republika Islamike e Iranit njohu pavarësinë e Uzbekistanit më 25 dhjetor 1991 dhe marrëdhëniet politike u vendosën midis dy vendeve më 10 maj 1992.