Amir Abdulahjan: Regjimi sionist është burimi i pasigurisë dhe destabilitetit në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145666-amir_abdulahjan_regjimi_sionist_është_burimi_i_pasigurisë_dhe_destabilitetit_në_rajon
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një takim me sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës, theksoi se regjimi sionist është burimi i pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në rajon.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 19, 2023 16:52 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Regjimi sionist është burimi i pasigurisë dhe destabilitetit në rajon

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një takim me sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës, theksoi se regjimi sionist është burimi i pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në rajon.

Zijad Nakhale, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës dhe delegacioni i tij shoqërues sot (e hënë) zhvilloi një vizitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit ku u takua dhe bisedoi me Husejn Amir Abdulahjan, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.

Ministri i jashtëm i Iranit në këtë takim deklaroi: "Regjimi racist sionist është burimi kryesor i krijimit të pasigurisë dhe destabilitetit në rajon dhe vendet dhe shtetet myslimane duhet të ndërmarrin veprime të bashkërenduara dhe efektive për të ndalur krimet antinjerëzore të sionistëve kundër kombit të shtypur palestinez".

Në këtë takim, Amir Abdulahjan uroi fitoren e fundit të madhe të luftëtarëve të rezistencës palestineze në luftën 5 ditore në Gaza dhe rolin efektiv të unitetit të grupeve të rezistencës në këtë fitore, ndërsa vlerësoi se Çështja e Palestinës është çështje parësore e Botës Islame dhe theksoi vazhdimin e mbështetjes së Republikës Islamike të Iranit ndaj idealit të Palestinës, Kudsit të shenjtë dhe vazhdimin e mbështetjes ndaj rezistencës së ligjshme të kombit palestinez kundër sionistëve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme t Iranit duke iu referuar rolit të gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani në mbështetjen e rezistencës palestineze, tha: "Në mendimet dhe përpjekjet e sinqerta të dëshmorit Sulejmani, forcimi i unitetit midis vendeve islamike, largimi i kërcënimit të regjimi sionist nga Umeti Islamik dhe përballja me politikat hegjemoniste të Amerikës; ishin prioritete kryesore".

Zijad Nakhale gjithashtu në këtë takim tha: "Grupet e rezistencës palestineze janë në kushtet më të mira në përgatitjen dhe unitetin e veprimit kundër regjimit sionist dhe janë në gjendje të përballojnë çdo lloj agresioni të regjimit pushtues sionist me mbështetje të fortë të popullit palestinez dhe të arrijë fitore të mëdha".