Amir Abdollahian: Irani është kundër luftës në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145884-amir_abdollahian_irani_është_kundër_luftës_në_ukrainë
Ministri i Jashtëm i Iranit në një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës tha: Republika Islamike e Iranit është kundër luftës në Ukrainë dhe për të zgjidhur këtë krizë ka propozuar një zgjidhje politike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 25, 2023 17:20 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Irani është kundër luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Iranit në një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës tha: Republika Islamike e Iranit është kundër luftës në Ukrainë dhe për të zgjidhur këtë krizë ka propozuar një zgjidhje politike.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian dhe ministri i Jashtëm i Danimarkës Lars Loke Rasmussen në një bisedë telefonike diskutuan gjendjen e fundit të marrëdhënieve dypalëshe dhe mënyrat për t'i zgjeruar ato.   Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm i Iranit, duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si historike dhe të vlefshme për Teheranin dhe Kopenhagën, theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të rregullt të kontakteve për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.  Lidhur me qëndrimin e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me luftën në Ukrainë, Amir Abdollahian edhe një herë deklaroi: Republika Islamike e Iranit është kundër luftës dhe ka propozuar një zgjidhje politike për zgjidhjen e kësaj krize dhe beson se çdo armatim i njërës palë në luftë do të përshkallëzojë tensionin dhe do të çojë në një ulje të stabilitetit në rajon. Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm danez, duke e përshkruar si të rëndësishme ndjekjen e bisedimeve me Republikën Islamike të Iranit, theksoi vazhdimin e iniciativave për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme. Në këtë bisedë telefonike, palët ranë dakord për krijimin e një mekanizmi për forcimin e konsultimeve politike dhe konsullore mes dy vendeve. pushtimit të paligjshëm të Ukrainës.”-theksoi ajo.