Irani kërkon një takim urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik
(last modified Sat, 01 Jul 2023 17:48:48 GMT )
Korrik 01, 2023 19:48 Europe/Tirane
  • Irani kërkon një takim urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik

Në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ministri i Jashtëm i Iranit sugjeroi që një takim urgjent i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur për t'u marrë me cështjen e përdhosjes së Kuranit në Suedi.

Në këtë telefonatë, Amir Abdollahian, duke shprehur keqardhjen e thellë për veprimin fyes dhe provokues të fundit në Suedi që ishte djegia e Kuranit të Shenjtë, këtë veprim e dënoi ashpër. Amir Abdollahian sugjeroi që mbledhja urgjente e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të thirret sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në të njëjtën kohë cështja të trajtohet edhe në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Baku. Në këtë telefonatë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik tha: Republika Islamike e Iranit ka një rol dhe vend të rëndësishëm në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Duke falënderuar ministrin e Jashtëm iranian për vëmendjen ndaj çështjes së dënimit të veprimit të ndërmarrë në Suedi, ai tha: Në rendin e ditës është thirrja e një takimi urgjent në Jeddah për të trajtuar këtë çështje në nivel ambasadorësh dhe përfaqësuesish të përhershëm. Vitet e fundit, disa vende evropiane, veçanërisht Suedia, kanë qenë skena e shkeljes dhe përdhosjes së shenjtërive myslimane. Nën mbështetjen e policisë suedeze, ekstremistët e krahut të djathtë i vunë zjarrin Kuranit të Shenjtë dhe protestat myslimane gjithashtu janë shtypur.