Irani vitin e kaluar tërhoqi 1.5 miliardë dollarë investime të huaja direkte
(last modified Sun, 02 Jul 2023 07:51:18 GMT )
Korrik 02, 2023 09:51 Europe/Tirane
  • Irani vitin e kaluar tërhoqi 1.5 miliardë dollarë investime të huaja direkte

UNCTAD njoftoi një rritje prej 5% në investimet e huaja direkte të Iranit në vitin 2022 dhe njoftoi se Irani ka tërhequr më shumë investime të huaja në rajonin e Lindjes së Mesme pas Arabisë Saudite, Omanit dhe Bahreinit këtë vit.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, statistikat e publikuara nga UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin) tregojnë se Irani ka arritur të tërheqë një miliard e 500 milionë dollarë investime të huaja direkte në vitin 2022. Në vitin 2021, Irani kishte tërhequr mbi një miliard e 425 milionë dollarë investime të huaja direkte, kështu që shuma e investimeve të huaja direkte të Iranit në vitin 2022 është rritur me 75 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2021, sasia e investimeve të huaja direkte në Iran ishte rritur me 6%. Sipas këtij raporti, në vitin 2022, Irani do të ketë edhe 100 milionë dollarë investime të huaja direkte në vende të tjera, shifër kjo e cila u shpall në 82 milionë dollarë për vitin e kaluar. Rritja prej 5% e investimeve të huaja direkte në Iran gjatë vitit 2022, u bë një kohë kur sasia e investimeve të huaja në botë u ul me 13% dhe arriti në 1294 miliardë dollarë.  Irani është renditur i 79-ti ndër vendet e botës për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja në vitin 2022. Irani ka tërhequr më shumë kapital të huaj në vitin 2022 nga vende si Bullgaria, Estonia, Irlanda, Shqipëria, Serbia, Islanda, Pakistani dhe Turkmenistani. Në rajonin e Lindjes së Mesme, gjendja e Iranit është e mirë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe ndër 10 vendet e këtij rajoni në vitin 2022 është renditur në vendin e 4-të për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Tags