Raisi: Ka shumë kapacitete për zgjerimin e ndërveprimeve midis Iranit dhe Uzbekistanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i146404-raisi_ka_shumë_kapacitete_për_zgjerimin_e_ndërveprimeve_midis_iranit_dhe_uzbekistanit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Ka shumë kapacitete për zgjerimin e ndërveprimeve ndërmjet Iranit dhe Uzbekistanit, të cilat do të aktivizohen duke përshpejtuar zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 10, 2023 17:25 Europe/Tirane
  • Raisi: Ka shumë kapacitete për zgjerimin e ndërveprimeve midis Iranit dhe Uzbekistanit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Ka shumë kapacitete për zgjerimin e ndërveprimeve ndërmjet Iranit dhe Uzbekistanit, të cilat do të aktivizohen duke përshpejtuar zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe.

Sipas qendrës së informacionit të presidencës, Sejed Ebrahim Raisi, President i Republikës Islamike të Iranit, të hënën, në një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Uzbekistanit Shaukat Mirziyoyev, duke e uruar atë për rizgjedhjen në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi, shprehu shpresën se marrëdhëniet ekonomike, politike, kulturore dhe tregtare mes Iranit dhe Uzbekistanit me vullnetin e fortë të liderëve të të dy vendeve, do të zgjerohen edhe më tej. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit e konsideroi të pranueshme rritjen e marrëdhënieve midis Republikës Islamike të Iranit dhe Uzbekistanit në dy vitet e fundit dhe theksoi:  Ka shumë kapacitete për zgjerimin e ndërveprimeve dypalëshe dhe shpresohet që me përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura gjatë vizitave të ndërsjella të presidentëve të dy vendeve, këto kapacitete të aktivizohen sa më shumë. Presidenti i Republikës së Uzbekistanit Shaukat Mirzayev gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për urimet e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe tha: Procesi i zgjerimit të bashkëpunimit të Uzbekistanit me Republikën Islamike të Iranit, në fusha të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, përfshirë në kuadrin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, do të vazhdojë me më shumë forcë dhe seriozitet.