Amir Abdullahian: Fyerja e Kuranit është shkelje e të drejtave të njeriut
Ministri i Jashtëm i Iranit fyerjen e Kuranit e konsideroi një shkelje të të drejtave të njeriut, nxitje të urrejtjes, dhunës dhe armiqësisë ndaj dy miliardë muslimanëve.
Fyerja e simboleve të shenjta islame, veçanërisht e Kuranit të Shenjtë, ka ndodhur shumë herë në disa vende evropiane; Më 28 qershor, një ekstremist i quajtur Selvan Momika në Stokholm, kryeqyteti i Suedisë, grisi një kopje të Kuranit dhe i vuri flakën në xhaminë qendrore të këtij qyteti. Të martën, në Gjermaninë jugperëndimore, një ekstremist i vuri zjarrin një vëllimi të Kuranit të Shenjtë. Hussein Amir Abdollahian, të martën, në mbledhjen urgjente të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, që u mbajt në Gjenevë për të shqyrtuar veprimet e fundit të fyerjes së Kuranit në vendet evropiane, vuri në dukje rëndësinë, domosdoshmërinë dhe kohëzgjatjen e mbajtjes së këtij takimi, duke thënë se fyerja e Kuranit nuk është vetëm një shkelje e të drejtave të njeriut, por ajo edhe nxit urrejtje, dhunë dhe armiqësi ndaj dy miliardë muslimanëve. Për këtë ajo duhet të dënohet menjëherë nga të gjithë mbështetësit e vërtetë të të drejtave të njeriut. Amir Abdollahian shtoi se autoritetet suedeze dhe evropiane duhet të marrin masa të menjëhershme dhe efektive për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla. Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi se hezitimi dhe vonesa në dënimin e veprimeve të tilla tregon zbatimin e standardeve të dyfishta. Ministrat e Jashtëm të vendeve islamike dhe përfaqësuesit e më shumë se 80 vendeve islame dhe jo-islamike në takimin urgjent të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë dënuan veprimet ofenduese ndaj Kuranin e Shenjtë dhe librave të tjerë të shenjtë të feve hyjnore.