Mirëpritje zyrtare për Presidentin e Republikës Islamike të Iranit në Kenia
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i146472-mirëpritje_zyrtare_për_presidentin_e_republikës_islamike_të_iranit_në_kenia
Presidenti i Republikës së Kenisë, priti zyrtarisht Presidentin e Republikës Islamike të Iranit në pallatin presidencial të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 12, 2023 08:01 Europe/Tirane
  • Mirëpritje zyrtare për Presidentin e Republikës Islamike të Iranit në Kenia

Presidenti i Republikës së Kenisë, priti zyrtarisht Presidentin e Republikës Islamike të Iranit në pallatin presidencial të këtij vendi.

Sipas IRNA-së, në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes, pas bërjes së një fotografie përkujtimore të Sejed Ebrahim Raisi, President i Republikës Islamike të Iranit dhe Ëilliam Samui Ruto, President i Republikës së Kenias, u prezantuan anëtarët e delegacioneve të rangut të lartë të të dy vendeve. Gjithashtu, në të njëjtën kohë me hyrjen e presidentit në pallatin presidencial të Kenias, u gjuajtën 21 gjyle për nder të mbërritjes së presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe delegacionit iranian. Menjëherë pas ceremonisë së mirëseardhjes së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit nga Presidenti i Republikës së Kenias, do të zhvillohet një bisedë private mes presidentëve të dy vendeve, e më pas do të zhvillohen negociata dypalëshe të delegacioneve të rangut të lartë. Pas këtij takimi, në prani të presidentëve të dy vendeve do të nënshkruhen dokumente të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh mes Iranit dhe Kenias. Vlen të përmendet se presidenti Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mëngjes u nis nga Teherani për në Kenia në krye të një delegacioni të rangut të lartë me ftesë zyrtare të presidentëve të tre vendeve, Kenias, Ugandës dhe Zimbabve.  Vizita e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Afrikë është realizuar me qëllim promovimin e diplomacisë ekonomike, forcimit të marrëdhënieve politike me vendet mike, si dhe diversifikimit e destinacioneve të eksportit të Republikës Islamike të Iranit.