Korrik 15, 2023 10:34 Europe/Tirane
  • Theksohet zgjerimi i marrëdhënieve kulturore midis Iranit dhe Italisë

Mohammadreza Sabouri, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Romë dhe zëvendësministër i Kulturës i Italisë, në një takim të zhvilluar të premten në këtë vend theksuan zgjerimin e marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve.

Sipas IRNA, në këtë takim, ambasadori iranian, duke iu referuar të përbashkëtave kulturore-historike si dhe potenciale dhe aktuale të programeve dhe ngjarjeve kulturore, kërkoi që palët t'i kushtojnë më shumë vëmendje kategorisë së kulturës si urë për më shumë komunikim mes popujve të dy vendeve. Ai përmendi disa nga programet kulturore që Irani dëshiron të zbatojë bashkërisht Italinë dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë italiane në këtë drejtim. Zëvendësministri i Kulturës i Italisë, duke theksuar zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve, vuri në dukje se zhvillimi dhe konsolidimi i marrëdhënieve politike vjen nga themeli dhe suksesi i marrëdhënieve kulturore dhe duke pasur parasysh kulturën e pasur dhe historinë e vlefshme të Iranit, ai është i gatshëm të zbatojë programet e përbashkëta kulturore të të dy vendeve.

Tags