Flamuri i Iranit valëvitet në të gjitha zonat oqeanike të botës
Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit theksoi: Sot, ne kemi mundur të valvisim flamurin e Iranit Islamik në të gjithë oqeanet dhe kemi zgjeruar territorin e veprimit në fushën detare.
Flota e 86-të detare e ushtrisë, e përbërë nga destrojeri iranian Dena dhe anije mbështetëse Makran, pas 8 muajsh lundrimi dhe me më shumë se 65,000 kilometra rrugë detare me synimin për të bërë një qark 360 gradë rreth globit, pas përfundimin të misionit të saj është kthyer në portin Bandar Abbas. Admiral Shahram Irani, komandant i Marinës së Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se me fuqinë dhe pajisjet aktuale janë kryer misione të mëdha dhe në këtë drejtim armiku ka shumë paqartësi. Për armikun ka lindur pyetja se si e kemi mbuluar Paqësorin dhe Oqeanin Atlantik dhe si kemi siguruar karburant për të, si kemi kaluar nëpër katër stuhi të egra. Komandanti i Marinës së Ushtrisë shtoi: Flamuri i Iranit këtej e tutje duhet të ngrihet në Polin e Jugut dhe kjo do të ndodhë. Admirali iranian gjithashtu tha: Në fushën e veprimtarisë ndërkombëtare, shumë vende të tjera i flasin Iranit me nder dhe respekt dhe disa deklarojnë hapur se janë xhelozë për Iranin. Komandanti i marinës vuri në dukje se: Me fuqinë që ekziston brenda vendit, veçanërisht në fushën e industrisë së mbrojtjes, shkencës, universiteteve dhe kompanive të bazuara në dije, ne mundëm të sigurojmë të gjitha nevojat e vendit nga brenda.