Kanani: Irani përdor kapacitetet ndërkombëtare ndaj përdhosjes së Kur'anit të shenjtë
(last modified Mon, 24 Jul 2023 15:44:27 GMT )
Korrik 24, 2023 17:44 Europe/Tirane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke dënuar fyerjen dhe ofezat ndaj Kur'anit të shenjtë, theksoi: "Republika Islamike e Iranit do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj ndërkombëtare dhe në kuadër të institucioneve të drejtave të njeriut për të ndërmarrë masa ndaj vendeve dhe personave që fyejnë Kur'anin e shenjtë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Naser Kanani, në lidhje me veprimet e Iranit dhe vendeve të tjera islame në lidhje me fyerjet dhe ofezat ndaj Kur'anit të shenjtë, tha: "Fyerja dhe përdhosja e Kur'anit të shenjtë janë shkelje e qartë e të drejtave të kombeve të tjera. Fyerja e simboleve të shenjta qiellore është e papranueshme dhe ky veprim është kryer në vendet që kanë edhe qytetarë myslimanë. Irani, si vendi më i rëndësishëm anëtar i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ka reaguar seriozisht dhe ka kërkuar mbajtjen e një takimi urgjent".

Nasser Kanani theksoi: "Irani përdor kapacitetet e tij ndërkombëtare për ta dënuar përdhosjen e Kur'anit të shenjtë dhe në aksionin e mëparshëm Irani organizoi një takim dhe ky veprim u dënua".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi gjithashtu: "Qeveria amerikane u tërhoq në mënyrë të paligjshme nga marrëveshja bërthamore dhe në fakt është përgjegjëse për prishjen e kësaj marrëveshjeje, në të vërtetë amerikanët kanë shkelur marrëveshjen bërthamore dhe janë përgjegjës për gjendjen aktuale të kësaj marrëveshjeje dhe për krijimin e ndërprerjeve në zbatimin e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare".

Lidhur me anëtarësimin e Iranit në BRICS, Kanani tha gjithashtu: "Anëtarët e BRICS kanë deklaruar se jemi duke negociuar në lidhje me mekanizmin e anëtarësimit të vendeve të reja dhe këtë mekanizëm e kemi propozuar në takime ekspertësh dhe ky mekanizëm në vazhdim supozohet të prezantohet në takimin e ministrave të jashtëm dhe liderëve dhe nëse miratohet, atëherë do të bëhet pranimi dhe anëtarësimi i vendeve të reja në këtë organizatë".

Nasser Kanani në reagim ndaj disa spekulimeve në lidhje me pezullimin e procesit të shkëmbimit të të burgosurve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha: "Irani ka qenë serioz në shkëmbimin e të burgosurve bazuar në shqetësimin e tij për lirinë e qytetarëve të tij dhe ne arritëm një marrëveshje në disa pika. Tani jemi në një fazë ku mund të themi se ky shkëmbim është i mundur nëse ka vullnet politik nga ana e palës amerikane. Ne e konsiderojmë këtë një çështje humanitare dhe shpresojmë që kjo të ndodhë në një afat të shkurtër, por kjo varet nga vullneti politik i qeverisë amerikane".

Tags