Sanksionet e reja të Bashkimit Evropian kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i146882-sanksionet_e_reja_të_bashkimit_evropian_kundër_iranit
Bashkimi Evropian duke përsëritur pretendime të rreme vendosi sanksione të reja kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 25, 2023 17:39 Europe/Tirane
  • Sanksionet e reja të Bashkimit Evropian kundër Iranit

Bashkimi Evropian duke përsëritur pretendime të rreme vendosi sanksione të reja kundër Iranit.

Të martën, Bashkimi Evropian vendosi sanksione të reja në lidhje me industrinë e dronëve kundër Iranit, duke përsëritur pretendimin e bashkëpunimit të Iranit dhe Rusisë për dronët në luftën në Ukrainë. Bashkimi Evropian ndaloi çdo bashkëpunim me Iranin në industrinë e dronëve me pretekstin e furnizimit me dron në Rusi. Sanksionet e reja të Bashkimit Evropian ndaj Iranit u aplikuan me pretendime të rreme, ndërsa Republika Islamike e Iranit më parë i ka mohuar këto pretendime për dërgimin e dronëve në Rusi. Vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, që nga fillimi i luftës në Ukrainë kanë dërguar miliarda dollarë pajisje ushtarake në Ukrainë, por ata prej kohësh kanë akuzuar Iranin për gjoja dërgimin e dronëve në Rusi për luftën në Ukrainë, gjë që është mohuar me forcë nga autoritetet iraniane.