Ngushëllime për ditën e Tasuasë Husseiniane (as); Irani Islamik përfshihet në zi
(last modified Thu, 27 Jul 2023 08:03:58 GMT )
Korrik 27, 2023 10:03 Europe/Tirane
  • Ngushëllime për ditën e Tasuasë Husseiniane (as); Irani Islamik përfshihet në zi

Në ditën e Tasuasë Husseiniane (as), Irani Islamik është veshur tërësisht me të zeza dhe është zhytur në trishtim dhe zi.

Sot, e enjte, që përkon me ditën e nëntë të muajit Muharrem të vitit 1445 Hixhri, (27 korrik 2023), është Tasuaja Husseiniane (AS). Hazreti Aba Abdullah el-Hussein (as) dhe shokët e tij besnikë ranë dëshmorë në Qerbela më 10 Muharrem të vitit 61 hixhri. Në ngjarjen e Qerbelasë, Imam Huseini (a.s.) theksoi: “Qëllimi është të turpërohet qeveria anti-islame, të vendoset shteti për të mirën, të ndalohet e keqja dhe të bëhet qëndresë kundër shtypjes dhe tiranisë. Vajtuesit e Husseinit në të gjithë Iranin Islamik duke mbajtur zi në ceremonitë në ditët e Tasu'a dhe Ashuras përkujtojnë përvjetorin e martirizimit të Hazretit Imam Husein (as), Imamit të tretë të shiitëve të botës dhe shokëve të tij besnikë, duke përfshirë Hazretin Abul Fazel (as), vëllain e Imamit. Populli besimtar i Iranit dhe dashamirët e Ehli Bejtit të Profetit gjatë ditëve të Muharremit, veçanërisht në natën e Tasuasë dhe Ashurasë Husseiniane vajtojnë duke vizituar faltoret, xhamitë, faltoren e shenjtë të Imam Rizait (as), Imami i tetë i shiitëve të botës në qytetin Mashhad dhe Hazretit Masoumeh (sa) në qytetin Kum.

Tags