Irani dënon shpërthimin terrorist në periferi të Damaskut
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër shpërthimin terrorist në zonën Zeinabie në periferi të Damaskut në ditën e Tasua dhe ditëve të zisë për Aba Abdullah al-Husein, paqja qoftë mbi të, sulm që çoi në martirizim dhe plagosjen e një numri qytetarësh të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Sipas IRNA-së, Nasser Kanani shprehu ngushëllimet e tij qeverisë, kombit të Sirisë dhe familjeve të viktimave dhe tha: Në situatën ku populli i pafajshëm i Sirisë po vuan nga sanksionet mizore të Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve perëndimore, me heshtjen e dhimbshme të komunitetit ndërkombëtar, grupet terroriste të mbështetur nga regjimi sionist dhe SHBA kryejnë krime të tilla të shëmtuara. Ai shtoi; Duke marrë parasysh betejën shumëvjeçare të qeverisë dhe kombit sirian kundër terrorizmit, është e përshtatshme për komunitetin ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare, që përveç dënimit të çdo agresioni kundër Sirisë, përfshirë sulmet agresive të regjimit sionist, si dhe shpërthimet e fundit terroriste në këtë vend, të bëjnë përpjekje për të hequr menjëherë sanksionet e njëanshme dhe mizore të Amerikës dhe Perëndimit dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe efektive për të dërguar ndihma humanitare në këtë vend. Mbrëmjen e së enjtes, gjatë një sulmi terrorist, që ka ndodhur në zonën Zeinabie të Damaskut, 6 persona kanë mbetur të martirizuar dhe 23 të tjerë janë plagosur.