Marrëveshje të reja mes Iranit dhe Irakut për marshin e Arbainit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i147104-marrëveshje_të_reja_mes_iranit_dhe_irakut_për_marshin_e_arbainit
Ministri i Brendshëm i Iranit njoftoi marrëveshjet e reja midis Teheranit dhe Bagdadit për marshin e Arbainit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 01, 2023 05:21 Europe/Tirane
  • Marrëveshje të reja mes Iranit dhe Irakut për marshin e Arbainit

Ministri i Brendshëm i Iranit njoftoi marrëveshjet e reja midis Teheranit dhe Bagdadit për marshin e Arbainit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Brendshëm irakian Abd al-Amir al-Shammari, ministri i brendshëm i Iranit Ahmad Vahidi tha se ai kishte vizituar katër pikat kufitare të Khosravit, Shalamcheh, Chazabah dhe Mehran dhe tha se në takim janë diskutuar  çështje të tilla si kalimi kufitar, pasaportat, kushtet e shëndetit, ndihmat dhe infrastruktura, të cilat janë të nevojshme për marshin e madh të Arbainit. Vahidi shtoi se Irani dhe Iraku kanë arritur rezultate shumë të mira për të hequr pengesat dhe për të forcuar infrastrukturën e përbashkët të nevojshme për Arbainin. Në këtë konferencë për media, ministri i Brendshëm i Irakut, Abdul Amir Al-Shammari, duke iu referuar vizitës në kufijtë e përbashkët të dy vendeve së bashku me ministrin e brendshëm iranian, tha se për këto pika kufitare janë arritur  marrëveshje të favorshme të cilat janë nënshkruar nga 4 guvernatorëve irakianë dhe  iranianë. Abdul Amir al-Shammari vuri në dukje se autoritetet irakiane kanë theksuar dhe dhënë urdhrat sipas të cilave që nga dita e parë e këtij marshimi e deri në ditën e fundit, ceremonia të organizohet me siguri të plotë dhe shërbime speciale, në mënyrë që efektet e bukura të këtij marshi të madh t’u shfaqen botës. 20 Safar 1445 Hixhri (6 shtator 2023), është Arbaini i martirizimit të Imam Huseinit (a.s.), Imamit të tretë të shiitëve të botës dhe shokëve të tij besnikë në shkretëtirën e Qerbelasë dhe në këtë ditë pelegrinët hyjnë në qytetin e Qerbelasë për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit të Huseinit (a.s.).