Shefi i IRGC: Irani ka kapërcyer politikat sanksionuese dhe përçarëse të armiqve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i147130-shefi_i_irgc_irani_ka_kapërcyer_politikat_sanksionuese_dhe_përçarëse_të_armiqve
Duke iu referuar humbjes së armiqve në trazirat e vitit të kaluar, Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike tha se Irani Islamik ka tejkaluar politikat sanksionuese dhe përçarëse të armiqve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 01, 2023 20:57 Europe/Tirane
  • Shefi i IRGC: Irani ka kapërcyer politikat sanksionuese dhe përçarëse të armiqve

Duke iu referuar humbjes së armiqve në trazirat e vitit të kaluar, Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike tha se Irani Islamik ka tejkaluar politikat sanksionuese dhe përçarëse të armiqve.

Gjeneralmajor Hosein Salami tha: Trazirat e vitit të kaluar ishin lufta më e fortë, më e rrezikshme, më serioze, më e pabarabartë dhe më e gjerë globale kundër sistemit islamik të Iranit, por armiku u mund në përpjekjet separatiste, destabilizimin e brendshëm, luftën mediatike dhe në një fjalë, në një luftë komplekse dhe të kombinuar. Komandanti i Përgjithshëm i IRGC-së deklaroi se tashmë është zhdukur prepotenca dhe arroganca e armikut që mbizotëronte në dekadat e fundit dhe Amerika tashmë ka humbur pozitën e mëparshme si fuqia më dominuese botërore. Gjeneralmajor Salami theksoi se politika amerikane në Siri aktualisht është në ngërç, plani i tyre për shtetndërtim ka dështuar në Irak, ata kanë qenë të pranishëm në Gjirin Persik për vite me radhë me anije luftarake dhe aeroplanmbajtëse, por tani nuk ka asnjë lajm për këto, ndërsa gjithnjë e më shumë vendet kanë kërkuar ndërveprim dhe bashkëpunim me Iranin.