Udhëheqësit Suprem i Revolucionit Islamik, lavdëron pjesëtarët e Flotiljes-86
(last modified Mon, 07 Aug 2023 07:37:11 GMT )
Gusht 07, 2023 09:37 Europe/Tirane
  • Udhëheqësit Suprem i Revolucionit Islamik, lavdëron pjesëtarët e Flotiljes-86

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të dielën, në një takim me komandantët e Marinës dhe Flotiljes 86 dhe familjet e tyre, tha se misioni i suksesshëm dhe i nderuar i kësaj flote në mbarë globin është rezultat i punës së palodhur, vullnetit të patundur, vetëbesimit, fuqisë së projektimit dhe njohurive të avancuara në menaxhimin e fushës ushtarake, si dhe e konsideroi një lëvizje të guximshme dhe me këmbëngulje përballë vështirësive.

Flotilja e 86-të e Marinës iraniane, e përbërë nga destrojeri Dena dhe anija mbështetëse Makran, kohët e fundit lundroi rreth botës për herë të parë në 213 ditë; Kjo flotilje e nisi udhëtimin e saj më 20 shtator 2022 dhe për herë të parë në historinë e lundrimit ushtarak të Iranit, ajo u fut në zonën e gjerë të Oqeanit Paqësor dhe duke kaluar pjesën më të madhe të Oqeanit Paqësor, kaloi nga ishujt e Mikronezisë dhe Polinezisë në drejtim të ngushticës së Magelanit në jug të Kontinentit amerikan.  Pastaj ajo duke kaluar këtë ngushticë hyri në oqeanin Atlantik dhe më pas u kthye në ujërat territoriale të Iranit. Në këtë mision, Marina e Republikës Islamike të Iranit dëshmoi se duke u mbështetur në fuqinë dhe njohuritë e brendshme, është e mundur të neutralizohen sanksionet, si dhe të ndërtohen pajisjet më të fundit të mbrojtjes dhe ushtarake brenda vendit. Tani, marina strategjike e Republikës Islamike të Iranit është bërë një fuqi e madhe në Gjirin Persik dhe në ujërat e hapura ndërkombëtare. Ajo është e pajisur me një flotë të madhe dronësh dhe të gjitha llojet e mjeteve lundruese të reja të prodhuar në vend, duke përfshirë ato sipërfaqësore dhe nënujore; Sipas renditjes së faqes së internetit GlobalFirePower midis 140 vendeve, bazuar në numrin total të anijeve luftarake dhe nëndetëseve në secilin vend, flota detare e Republikës Islamike të Iranit me gjithsej 398 anije (ato sipërfaqësore dhe nëndetëse), në përditësimin më të fundit të vitit 2021 është renditur në vendin e gjashtë.   Padyshim, ky autoritet i Marinës së Republikës Islamike të Iranit ka një efekt domethënës në mbrojtjen e interesave kombëtare, qëllimeve të mbrojtjes dhe ushtarake, si dhe në luftën kundër terrorizmit detar dhe vendosjen e paqes dhe sigurisë në dete. “Hazreti Ajetollah Khamenei” lëvizjen e flotiljes 86 të marinës iraniane e quajti si shembull të urdhrit të qartë të Kuranit që thotë “shtoni sa më shumë përgatitjet tuaja përballë armiqve” dhe tha:   Kjo punë e juaja ngriti nivelin e aftësive ushtarake të vendit dhe në mendje tek dhe forcat e armatosura forcoi idenë e “ne mundemi”, që është baza e përparimit të vendit. Duhet patur parasysh se Republika Islamike e Iranit ka më shumë se 5800 kilometra vijë bregdetare dhe rreth 40% e kufijve të saj janë detarë; Rreth 90% e tregtisë së Iranit bëhet nga deti, kështu që aftësia e marinës është shumë e rëndësishme si në aspektin ushtarak dhe mbrojtës ashtu edhe ekonomik.   Në të njëjtën kohë, një vend si Shtetet e Bashkuara, duke kryer veprime që shkelin ligjin e deteve dhe duke sekuestruar e konfiskuar disa dërgesa të naftës iraniane në ujërat e hapura ndërkombëtare, ka vënë gjithmonë në rrezik sigurinë e transportit detar dhe tregtinë zyrtare dhe ndërkombëtare të Iranit; Prandaj, autoriteti i Marinës iraniane është i nevojshëm për sigurinë kombëtare dhe sigurimin e interesave ekonomike, në një situatë kur vendi është nën sanksione dhe presione politike dhe ushtarake. Natyrisht, prania e flotës detare të Iranit në Oqeanin Paqësor dhe ujërat e hapura ndërkombëtare ka rritur gjithashtu statusin global të Iranit sepse ka treguar aftësinë e Iranit në aspektet teknike të prodhimit të armëve dhe ka dëshmuar se Irani është një aktor i rëndësishëm në arenën detare, vend që ka një fuqi të lartë në parandalimet detare.   "Hazreti Ajetollah Khamenei" gjithashtu praninë e marinës iraniane në zona të largëta dhe në oqeanet Paqësorë dhe Atlantik, e konsideroi si një prani e nevojshme për garantimin e sigurisë së vendin dhe shtoi:   Keqpërdorimi dhe shfrytëzimi në çështjet e përgjithshme të njerëzimit është një nga karakteristikat e Amerikës dhe të superfuqive dhe nëse munden, ata edhe detet do të regjistrojnë si pronë të tyre në mënyrë që të tjerët të mos kenë asnjë mundësi, por ju me praninë tuaj në ujërat ndërkombëtare treguat se jeni të fuqishëm dhe të gatshëm për tu përballur me veprimet e tyre armiqësore dhe treguat se detet e hapura u përkasin të gjithëve.