Rusia ka bllokuar prurjet ujore të Detit Kaspik në Iran
(last modified Tue, 08 Aug 2023 07:35:27 GMT )
Gusht 08, 2023 09:35 Europe/Tirane
  • Rusia ka bllokuar prurjet ujore të Detit Kaspik në Iran

Për reduktimin e ujit në Detin Kaspik, Ali Selaxhgah, kreu i Organizatës së Mjedisit të Iranit, tha: Prurjet në Detin Kaspik janë mbyllur nga vendet fqinje, veçanërisht prurja në lumi Vollga në Rusi.

Sipas ISNA, ai shtoi: “Prurjet e detit Kaspik janë ulur dhe niveli i detit është në rënie dhe sipas disa statistikave dhe informacioneve deti është tërhequr me rreth një metër në 4-5 vitet e fundit. Xhelal Mahmudzadeh, përfaqësuesi i Mahabadit në Këshillin Islamik gjithashtu tha: Rusia bllokoi prurjet e Detit Kaspik duke ndërtuar një digë në lumin Vollga.  Ai tha se “sot, ndërtimi i një dige në Vollgë së bashku me nxehtësinë e tepërt të tokës dhe avullimin e ujit të këtij liqeni, mund të jetë një kërcënim për ekosistemin e këtij liqeni. Sipas një studimi, niveli i ujit në Detin Kaspik deri në fund të këtij shekulli do të bjerë me 9 deri në 18 metra.  Deti Kaspik është liqeni i tretë më i thellë në botë. Përfaqësuesi i popullit të Golestanit Perëndimor në Këshillin Islamik, gjithashtu njoftoi se dy muaj më parë Irani është munduar që të marra të drejtat e ujit të lumit Vollga nga Rusia pas bllokimit të këtij lumi, i cili çoi në tërheqjen e Detit Kaspik dhe dëmtime në brigjet e Iranit. Ai informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me përcaktimin e të drejtave të ujit të Vollgës pas bllokimit të këtij lumi nga Rusia dhe tërheqjes së ujit të Detit Kaspik dhe dëmtimit të brigjeve të Iranit dhe tha: Disa vende të Kaspikut si Turkmenistani dhe Kazakistani për shkak të dëmeve të importuara në zonat bregdetare të vendit të tyre, marrin të drejta ujore dhe Irani duhet të marrë masa për këtë çështje. Më shumë se 130 lumenj derdhen në Detin Kaspik dhe vetëm lumi Vollga furnizon afërsisht 85% të ujit të Detit Kaspik. Ndërtimi i 40 digave të reja nga Rusia dhe studimi për ndërtimin e 18 digave të tjera në lumin Vollga ka shkaktuar një ulje të fluksit të ujit që hyn në Detin Kaspik dhe është bërë shkak për fillimin e procesit të tërheqjes së ujit në bregdetin jugor të tij.

Tags