Gusht 13, 2023 10:30 Europe/Tirane
  • Lirohen të gjitha asetet e konfiskuara iraniane në Korenë e Jugut

Duke iu referuar faktit se janë liruar të gjitha asetet valutore të konfiskuara të Iranit në Korenë e Jugut, kreu i bankës qendrore njoftoi: këto asate do të përdoren si pagesa bankare për blerjen e mallrave të pasanksionuara.

Sipas IRNA, kreu i bankës qendrore në përgjigje të lirimit të aseteve valutore të ngrira të Iranit në Korenë e Jugut publikoi një shënim në faqen e tij personale në hapësirën kibernetike dhe shkroi: Urime ekipit të diplomacisë valutore për suksesin e tyre në lirimin e aseteve të bllokuara valutore.  Mohammad Reza Farzin shkroi: Është e nevojshme të theksohet se, për fat të keq, rreth 7 miliardë dollarë nga asetet valutore të Iranit u depozituan në bankat e Koresë së Jugut në formën e ëon-it (monedhës kombëtare të Koresë së Jugut) dhe gjatë viteve të fundit nuk i është paguar interesi i përdorimit të tyre. Gjatë këtyre viteve, për shkak të uljes së vlerës së ëon-it ndaj dollarit, afro një miliardë dollarë prej aseteve të bllokuara ka humbur vlerën. Ai shtoi: Por me anë të diplomacisë së suksesshme, të gjitha asetet valutore të sekuestruara të Iranit në Korenë e Jugut u liruan dhe kostoja e konvertimit të shumës nga Won në Euro u pranua. Farzin sqaroi: Bazuar në këtë, së shpejti të gjitha këto fonde euro do të depozitohen në llogaritë e 6 bankave iraniane në Katar dhe do të përdoren si pagesa bankare për blerjen e mallrave të pasanksionuara. Pjesa tjetër e këtyre parave, në rast depozitimi, do t'i nënshtrohet marrjes së interesit bankar. Guvernatori i Përgjithshëm i Bankës Qendrore shtoi: Është e nevojshme të theksohet se asetet valutore të Iranit do të jenë të disponueshme së shpejti në disa vende të tjera dhe lajmet dhe efektet e kësaj do të shihen në treg dhe në shkëmbimet tregtare.

Tags